Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çdo gjë që shpërqendron nga hytbeja e xhumasë është e ndaluar

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur alad-Darb (50 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A më lejohet ti them “jarhamuk Allah” personit që teshtinë pranë meje ndërsa imami mban hytben?

Përgjigje: Kjo nuk të lejohet. Është obligim që ta dëgjosh hytben dhe të heshtësh. Prandaj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Nëse i thua shokut tënd ‘hesht’ kur imami është duke mbajtur hytben e xhumasë, ke bërë veprim të kotë.”1 Bukhari (2/16), Muslimi (2/583) dhe të tjerët.

Këtë ai e tha edhe pse është e detyrueshme për ta heshtur atë që flet. Është e ndaluar dhe mëkat që të flitet gjatë kohës së hytbes. Është e detyrueshme për të qortuar atë. Por pasi që qortimi shpërqendron nga hytbeja, kjo dëshmon se çdo gjë që shpërqendron personin nga dëgjimi i hytbes është e ndaluar.


1 Imam Neueuiu -rahimehullah- ka thënë: ”Do të thotë ke thënë një fjalë të kotë, e keqe dhe e refuzuar.” (Sherh Sahih Muslim (6/121)).

Shpërndaje: