Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është dallimi në mes të cilësimit të një vepre me kufër dhe bindja se një person i caktuar është kafir?”
Përgjigje: “Veprat të kufrit janë: p.sh.:duaja drejtuar dikujt tjetër pos Allahut, therja për dikë tjetër pos Allahut, të kërkuarit ndihmë prej dikujt tjetër përveç Allahut, tallja me fenë e Allahut…, të gjitha këto padyshim janë kufër, me konsensus.
Por personi i cili i bënë këto gjëra, mund të jetë injorant ose pasues i verbër, kështu nuk duhet të ngutemi ta gjykojmë atë me kufër, derisa t’i sqarohet atij e vërteta. Për shkak se ai mund të ketë dyshime ose mund të jetë injorantë. Pra nuk vlerësohet menjëherë me kufër, derisa t’i afrohet atij argumenti.
Por nëse pasi t’i bëhet e qartë haku me argumente, ai prapë këmbëngul në veprimet dhe bindjet e tij, ai vlerësohet me kufër (bëhet tekfir) sepse nuk ka më asnjë justifikim.”