Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çdo namaz duhet të falet në kohën e tij

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/fatawa/1294
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Në vendin tim të punës ka njerëz që falen me xhemat, por unë nuk falem me ta për shkak të arsyeve të mëposhtme: ata gjithmonë e bashkojnë namazin e drekës me atë të ikindisë dhe namazin e akshamit me atë të jacisë pa arsye dhe ata nuk falen me duart e tyre nën gjoks. A është e vlefshme për t’u falur me ta?”

Përgjigje: ”Muslimanit vendas nuk i lejohet ti bashkojë namazet pa arsye. Shembuj të arsye të vlefshme janë sëmundja dhe gjakderdhjet e gruas. Çdo namaz duhet të falet në kohën e vet; Dreka në kohën e vet, ikindia në kohën e vet, akshami në kohën e vet dhe jacia në kohën e vet. Nuk është e lejuar për ti bashkuar namazet pa një arsye të ligjësuar. Ajo që profeti (salAllahu alejhi ue selem) i bashkoi të gjitha namazet në Medine ishte sipas dijetarëve për shkak të në një sëmundjeje të përhapur në qytet që bezdiste muslimanët, prandaj Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i bashkoi namazet. Kjo ngjarje është transmetuar vetëm një herë nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), dhe për shkak të arsyes së përmendur. Nuk është transmetuar se ai gjithmonë falej kështu (duke i bashkur gjithmonë) madje as edhe në mënyrë të përsëritur. Kjo është mbajtur mend vetëm në një rast nga Ibn Abasi (radijAllahu anhume) nga profeti (salAllahu alejhi ue selem).

Dijetarë të tjerë thonë se ky bashkim ishte vetëm figurativ dhe jo real. Kjo do të thotë se ai në këtë rast e fali drekën në fund të kohës së saj dhe ikindinë në fillim të kohës së saj, akshamin në fund të kohës së tij dhe jacinë në fillim të kohës së saj. Vërtetë ky veprim quhet bashkim por në të vërtetë namazet falen në kohën e tyre. Këtë lloj të bashkimit e përmendi Ibn Abasi në transmetimin autentik, prandaj bëhet detyrim për ta pasuar atë. Pra ky ishte një bashkim figurativ. Si rezultat, askujt nuk i lejohet që ti bashkojë namazet pa arsye.

Sa për namazin tënd, lejohet ta falësh me ta drekën dhe akshamin në kohën e tyre por jo namazin e ikindisë dhe jacisë; ato duhet ti falësh në kohët e tyre.”

Shpërndaje: