Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/565-566)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
226 – Muhamed bin Ar´arah na ka treguar: Shu´bah na ka reguar, nga Mansur, nga Ebu Ua’il i cili tha:
”Ebu Musa el-Esh’ari e ashpërsonte mënyrën e urinimit dhe tha: ”Kur bijve të Izraelit iu binte urinë mbi rrobat ata e prenin vendin ku kishte rënë urina.” ”Hudhejfe tha: ”Sikurse ai (Ebu Musa el-Esh´ari) të ishte ndalur nga kjo. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem arriti tek një deponi dhe urinoi në këmbë.”
Hudhejfe pra dëshiroi që Ebu Musait të mos e kishte marrë aq ashpër këtë çështje. Pastaj ai u argumentua me atë se profeti salAllahu alejhi ue selem urinoi në këmbë në një deponi. Duket se ai dëshiron të thotë se kushdo që urinon në këmbë pa dyshim do ti bie ndonjë pikë urinë në veten e tij. Ndoshta ky është rregulli bazë për atë që thotë se çdo sasi papastërti e vogël anashkalohet. Këtë mendim e ka Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Ai mendon se të gjitha papastërtitë sikurse urina dhe gjaku janë të anashkaluara përderisa sasia është e vogël.