Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh ad-Durr en-Nadhid (14)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2006_04_1433.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Lidhur me personin i cili thotë shehadetin (dëshminë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut), por ai nuk vepron asgjë; ai as nuk falet apo agjëron. Ai konfirmon të gjitha shtyllat e Islamit pa i praktikuar ato. A përfitonë ky nga shahadeti?”
Përgjigje: ”Jo. Nëse ai ka aftësinë dhe nuk vepron, dhe as nuk falet, nuk e jep zekatin, nuk agjëron apo nuk e bën haxhin, ai nuk ka dobi nga shahdeti. Ai nuk ka vepruar sipas obligimeve të tij. Ai nuk ka vepruar përgjatë të drejtës së tij.
Nëse ai e thotë atë sinqerisht për Allahun dhe vdes menjëherë ose vritet pa qenë në gjendje për të vepruar, ai përfiton prej tij me lejen e Allahut. Për shembull, kjo vërtetohet nga hadithi në lidhje me kartën, njeriu që u konvertua në Islam gjatë luftës dhe u vra dhe pastaj ai hyri në xhenet dhe djaloshi jehudi i sëmurë që u konvertua në Islam kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) e vizitoi atë dhe e ftoi në Islam. Ai nuk pati mundësinë që të veprojë.
Personi që është i aftë të veprojë dhe nuk vepron pa një arsye të vlefshme nga sheriati, atëherë nuk është besimtar. Ai nuk përfiton nga shahadeti. Uehb bin Munabih u pyet se a nuk është shahadeti çelësi i xhenetit. Ai u përgjigj:
”Po, por çdo çelës ka dhëmbë.”
Nëse e ke një çelës me dhëmbë ai ta hap derën, përndryshe jo. Është e vërtetë se shahadeti është çelësi i xhenetit. Por ai ka dhëmbë dhe dhëmbët e tij janë veprat. Nëse ti vjen me shahadet dhe me vepra, ai ta hapë xhenetin ty dhe jo ndryshe.