Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A të presim nga ju që në ndonjërën prej gazetave apo revistave të refuzoni në lidhje me çështjen e shumëpërfolur, çështja e shamisë? Apo do të bëjë ndonjë sqarim ‘Komisioni i Përhershëm për Fetva’, sqarim apo refuzim të bazuar në Sheriatin islam për të qartësuar çështjen se më shumë, sepse shumë njerëz po e keqkuptojnë rolin e shamisë?”
Përgjigje: “Çështja e shamisë është më se e qartë. Ajo nuk ka nevojë për të krijuar polemika dhe refuzime. Çështja është shumë e qartë. Njerëzit të cilët flasin kundër shamisë, nuk duan të vërtetën. Të refuzosh atë të cilin nuk e dëshiron të vërtetën, nuk do të ketë asnjë efekt pozitiv! Elhamdililah, ata që e duan të vërtetën, e dinë se çështja e shamisë është e qartë.
Kjo është bërë e qartë në librat dhe leksionet e shkruara nga imamët dhe dijetarët që nga kohët e hershme. Ato janë të shtypura dhe në dispozicion të secilit që dëshiron t’i lexojë. Ata që duan të vërtetën le t’i kthehen librave që janë shkruar në lidhje me shaminë nga Shejkh Abdul-Aziz bin Baz, Shejkh Muhammed bin Salih bin Uthejmin dhe librit të Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmije, libër i cili është shkëputur nga shpjegimi që ia ka bërë ai sures en-Nur.
Çështja pra është më se e qartë dhe nuk ka vend për interpretim ndryshe. Megjithatë, ju kurrë nuk mund të refuzoni personin i cili pason të kotën dhe epshin:
“A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?” 25:43
Ai pason epshin e tij e jo argumentet. Nuk ka asnjë të mirë në atë i cili pason epshin e vet. Tani, është e padobishme për të shkruar diçka në këtë çështje, sepse çdo gjë tashmë është shkruar. Ata që duan të vërtetën le t’i kthehen librave që i përmendëm.”