“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Çështja e urrejtjes së poligamisë në Islam

Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah Er-Raxhihi
Tebsiratul-Enam bi Sherh Nauakidil-Islam, fq 33-34
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ai që urren diçka që i është shpallur të dërguarit ﷺ, ka bërë kufër (ka dalë nga feja) pavarësisht nëse e praktikon apo jo. Prandaj gratë duhet ta kuptojnë se nuk u lejohet ta urrejnë poligaminë. Poligamia është gjykim i Allahut dhe i të dërguarit ﷺ të Tij.

Megjithatë, nuk ka të njëjtin gjykim nëse një grua nuk e pëlqen poligaminë vetëm për shkak të xhelozisë e jo sepse e urren vetë gjykimin fetar. Po ashtu nuk është njësoj nëse ajo nuk e pëlqen këtë nga frika e padrejtësisë së disa burrave, gjë që e bën të shqetësohet se edhe burri i saj mund të mos jetë i drejtë. 

Por ta urresh poligaminë si gjykim fetar është dalje nga feja sepse kjo do të thotë të urresh diçka që Allahu ia ka shpallur të dërguarit ﷺ. Dëshmi për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:

“Kjo për shkak se ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre.” Muahmed, 47:9

Ai që nuk pëlqen ose urren diçka që Allahu ka shpallur, ose atë që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ e kanë sugjeruar, është kafir:

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren.” El-Ahzab, 33:36

Shpërndaje: