Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab, fq. 29-30
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Njeriu me mendje të shëndoshë, mund ta shoh se si Islami e ka nderuar gruan dhe i ka dhënë asaj të drejta që janë të përshtatshme për të, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë. Edhe sot vendi ynë (Arabia Saudite) e aplikon këtë mënyrë të jetës në lidhje me gruan. Gruaja është plotësisht e respektuar dhe nderuar, si në familjen e saj (nga prindërit, vëllezërit e motrat), nga burri i saj dhe nga rrethi në të cilin ajo jeton. Ajo i gëzon të drejtat që ia ka dhënë sheriati, prandaj ndjehet e qetë dhe e rehatshme, e nuk ballafaqohet me probleme të cilat i kanë gratë e vendeve të tjera, në të cilat vende gruaja vuan për shkak se ajo nuk e merr vendin meritor, të cilin Allahu ia ka përshtatur natyrshmërisë së saj, si në shtëpi ashtu edhe në shoqëri, ku në shumë vende ajo kryen punët të cilat i përshtatet natyrshmërisë së gruas.
E them këtë në lidhje me disa gazeta lokale, të cilat kanë treguar ndjeshmërinë e tyre të rrejshme për “problemet e gruas” dhe bile kanë organizuar edhe një seminar dhe kanë ftuar ligjërues, kinse për ta rregulluar këtë “problem”. Dhe si përfundim të cilin kanë arritur, është se gruaja është e papunë, ndërsa ajo njëkohësisht përbën gjysmën e shoqërisë dhe se ajo është një fryt i prerë që nuk ka lulëzuar.
Së pari dhe më kryesorja, ky problem i pretenduar nuk ekziston tek ne. Gruaja nuk është e papunë, kur është fjala për detyrat për të cilat i përshtaten natyrshmërisë së saj. Ajo i del ballë punëve të saja dhe ajo i shërben komunitetit në këtë mënyrë si askush tjetër. Femra myslimane është ajo që duhet t’i përmbushë të drejtat e burrit të saj. Ajo është nënë që duhet t’i edukojë fëmijët. Ajo kujdeset për shtëpinë dhe është përgjegjëse për çdo gjë që gjendet në të. Atë Allahu e ke lënë që të lindë fëmijë. Është e qartë se sa kohë merr prej saj shtatzënia, lindja dhe mëkimi. Nëse ajo pos kësaj do që të ketë kohë të lirë, ajo është e zënë me punët brenda shtëpisë. Deri kohët e fundit, ajo ishte brenda shtëpisë duke tjerrë, endë, blinte, shiste dhe punonte në fushë, ndërsa ishte e mbuluar dhe e denjë. Qëkur qenka gruaja e pa punë? Qëkur ajo është një fryt që është prerë dhe nuk është lënë që të lulëzojë, ashtu siç duhet?! Këto janë vetëm propaganda boshe dhe thënie që hidhen poshtë.
Dhe nëse ky problem, apo ndonjë tjetër për këtë çështje, vërtetë do të ekzistonte, është e detyrueshme që ai t’i paraqitet dijetarëve, në mënyrë që ata mund të gjejnë një zgjidhje për të sipas islamit, i cili ka zgjidhje për të gjitha problemet. Allahu (te ala) ka thënë:
مَّا فَرَّطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ
“Ne nuk kemi harruar asgjë në librin Tonë.” 6:38
Dhe thotë Allahu:
وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ
“Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.” 16:59
Dhe thotë Allahu:
فَاسْأَلُواْ أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ
“…andaj, pyetni njerëzit e dijes, nëse ju nuk dini!” 21:7
Ne nuk kemi asnjë dyshim se folësi i ftuar në këtë seminar është i sinqertë, por kjo nuk është puna e tyre. Kjo është puna e dijetarëve dhe dijetarët janë ata tek të cilët jemi të detyruar të kthehemi kur kemi ndonjë gjë të paqartë.