Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)
Burimi: Sherh el-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 299-301
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lidhur me melaiket, ato kanë përgjegjësinë për qiejt dhe tokës. Të gjitha lëvizjet e universit rrjedhin nga engjëjt. Allahu (te ala) ka thënë:
“Për ata melekë që renditen të kryejnë urdhërimet e Zotit të tyre!” (79:5)
“(Për ata melekë) që shpërndajnë (risk, shi e mirësi të tjera) me urdhër (të Allahut)!” (51:4)
Sipas njerëzve të besimit dhe pasuesit e të dërguarve, këta janë melaiket, ndërsa ata që përgënjeshtrojnëtë dërgurit dhe e mohojnë Krijuesin, besojnë se ata janë yjet. Kurani dhe Sunneti kanë treguar disa lloje të melaikeve dhe se ata janë përgjegjës për krijesat e llojeve të ndryshme. Allahu (subhaneh) disave i ka ngarkuar disa melaike me kujdesin e kodrave, të tjerët me retë dhe shiun, dhe disa me mitrën, disa për embrionin në barkun e nënave dirë të krojohet si foshnje. Pastaj Ai disa i ngarkoi për çështjen e njeriut, për shkruarjen e veprave të tij dhe ka nga ata që janë ngarkuar për t’ia marrë jetën njeriut. Disa melaike janë të ngarkuar me marrjen në pyetje të vdekurit në varr, ndërsa të tjerët janë ngarkuar për planetet. Ka melaike që janë përgjegjës për diellin dhe hënën, ndërsa të tjerët janë përgjegjës për ti fryrë zjarrit dhe për ti munduar banorët e tij sikurse ka disa melaike që janë përgjegjës për xhenetin dhe banorët e tij.
Disa janë melaiket e mëshirës, të tjerët engjëjt e dënimit dhe disa e bartin arshin. Ka engjëj që janë përgjegjës për plotësimin qiejve me bërjen hamd dhe lavdërim Allahun. Fjala “Engjëll” [Melek] nënëkupton se ai është një i dërguar që plotëson urdhrin që vjen prej Tij që e ka dërguar. Pra atyre nuk i takon që të vendosin diçka. Të Vetmit që i përket kjo detyrë është Zot i cili Sundon mbi të gjitha në mënyrë të pakufizuar. E vetmja gjë që ata bëjnë është zbatimi i urdhrit të Tij.
“Ata nuk flasin derisa të ketë folur Ai dhe ata punojnë nën komandën e Tij.” (21:27)
Ata janë adhurues të nderuar dhe ata të gjithë kanë pozitë të caktuar. Ata i përmbahen detyrës e cila u është dhënë dhe as nuk bëjnë më shumë apo më pak se çfarë është e nevojshme.
“Të Tij janë gjithkush që është në qiej dhe në tokë dhe ata që janë pranë Tij (melekët) nuk janë aq kryelartë (por janë krenarë që janë në praninë e Tij dhe në shërbim të Tij) dhe nuk lodhen kurrë. Ata (melekët) lartësojnë Lavdinë e Tij ditë e natë dhe ata nuk plogështohen kurrë duke vepruar kështu.” (21:19-20)
Tre më të mirët dhe me pozitën më të lartë janë: Xhibrili, Mikaili dhe israfili. Ato janë përgjegjës për jetën.
Xhibrili është përgjegjës për shpalljen që është jeta e zemrave dhe e shpirtrave.
Mikaili është përgjegjës për shiun që është, vegjetacioni i tokës dhe i jetës së krijesave.
Israfili është përgjegjës për ti fryrë surit që do ti jep jetë krijesave pasi të kenë vdekur.
Ata janë pra të dërguarit të Allahu tek krijesat e Tij dhe urdhërimet e Tij. Ata janë ambasadorët e Tij në mes Tij dhe robërve të Tij. Ata zbresin me urdhërimin në të gjitha skajet e botës dhe ngjiten tek Ai me urdhërimin. Qiejt janë të mbushur plotë me ta. Nuk është një hapësirë sa katër gishta vetëm se ekziston një melek në këmbë duke u falur, në ruku ose me fytyrë në sexhdeve. Çdo ditë shtatëdhjetë mijë engjëj hyjnë në el-Bejt el-Ma’mur në qiell për të kryer namazin aty dhe nuk kthehen më.