Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/18155
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Është e ditur se, prej obligimeve më të mëdha që ka të bëj me imanin, është dashuria dhe urrejtja për Allahun. Atëherë, çfarë do të thotë “dashuri për Allahun” dhe “urrejtje për Allahun”?”
Përgjigje: ”Dashuria për Allahun do të thotë të duash për hir të Allahut, nëse e sheh një person që ka frikë ndaj Zotit dhe ka iman, kështu ti e do këtë person për hir të Allahut. Ndërsa e urren dikë për hir të Allahut, nëse e sheh një person që është jobesimtar dhe mëkatar, kështu ti e urren këtë person për hir të Allahut. Sikurse një person mysliman i cili është i pabindur ndaj Allahut, ti e urren për hir të Allahut në atë masë sa ai ka mëkate. Kështu është besimtari! Zemra e tij zgjerohet në të dy drejtimet. Ai i do për hir të Allahut besimtarët, ata që kanë frikë ndaj Zotit dhe i urren për hir të Allahut jobesimtarët, keqbërësit dhe mëkatarët. Pra, zemra e tij duhet të zgjerohet në të dyja drejtimet. Nëse një person ka të mira dhe të këqija, për shembull: nëse një mysliman i cili është i pabindur ndaj Allahut; duhet ta duash për hir të Allahut për Islamin që ai ka dhe në të njëjtën kohë ta urreshë për hir të Allahut për mëkatet e tij. Pra, të dy drejtimet janë në të, dashuria dhe urrejtja. Pra, besimtari i do besimtarët dhe devotshmit prej tyre me dashuri të plotë dhe i urren jobesimtarët me një urrejtje të plotë.
Kurse mëkatarin, besimtari e do në proporcion me imanin dhe islamin që ai ka, dhe në të njëjtën kohë e urren në proporcion me mëkatet dhe lëshimet që ai i bën.”