Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë do të thotë dëshmia “la ilahe ila Allah”?

Imam Hafidh el-Hakemi 

Burimi: A´lam es-Sunneh al-Mashhurah faqe. 8.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë do të thotë dëshmia “la ilahe ila Allah”?

Përgjigje: Kjo do të thotë të pohosh se “askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut dhe se vetëm Allahu adhurohet me të drejtë”. Allahu nuk ka asnjë ortak i cili adhurohet, as nuk ka asnjë ortak që zotëron diçka.

Allahu thotë:

 ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

“Kjo, ngase Allahu është Ai i Vërteti, dhe gjithçka që ata lusin pos Tij është e kotë. Allahu është vërtet Ai i Larti, i Madhi.“ 22:62

Shpërndaje: