Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë do të thotë Islam?

Imam Hafidh el-Hakemi 

Burimi: A’lam es-Sunneh el-Menshurah, fq. 6-7.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë do të thotë Islami?

Përgjgije: Islami është nënshtrim ndaj Allahut me monoteizëm, duke u përulur ndaj Tij me bindje dhe të largohesh nga politeizmi. Thotë Allahu në Kuran:

وَمَنْ أَحْسَنُ دِينًا مِّمَّنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لله وَهُوَ مُحْسِنٌ واتَّبَعَ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَاتَّخَذَ اللّهُ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلاً

“Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur Allahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? Allahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.” (4:125)

Gjithashtu Allahu thotë:

وَمَن يُسْلِمْ وَجْهَهُ إِلَى اللَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَى وَإِلَى اللَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ

“E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë edhe vepër-mirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek Allahu është përfundimi i çështjeve.” (31:22)

Gjithashtu Allahu thotë:

فَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَلَهُ أَسْلِمُوا وَبَشِّرِ الْمُخْبِتِينَ

“I Adhuruari juaj është Një, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzoi të dëgjueshmit.” (22:34)

Shpërndaje: