Imam Abdurr-Rrahman bin Hasan Al esh-Shejkh
Burimi: Fet’h-ul-Maxhid, sid. 52-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Uezir Ebul-Mudhaffar ka thënë në librin “el-Ifsah”:
Fjala “La ilahe ilAllah” do të thotë se ai që dëshmon shahadetin duhet të dijë se “nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Atëherë, dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.” Muhamed, 47:19
Emri “Allah” vjen pas fjalës “përveç”, e cila kërkon që vetëm Ai të adhurohet. Askush përveç Tij nuk ka të drejtë për të. E tërë çështja në gjithë fjalën e shahadetit është që ti ta dish se ky ajet përfshin mohomin e adhurimit të dikujt tjetër dhe besimin në Allahun. Kur ti mohon se dikush tjetër meriton adhurim dhe ia pohon atë vetëm Allahut, ti u përket atyre që mohojnë idhujtarinë dhe besojnë në Allahun.”
Ebu Abdilah el-Kurtubi ka thënë në shpjegimin e tij të Kuranit se koncepti të “nuk ka Ilah tjetër përveç Allahut”:
“Kjo do të thotë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut“.
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh tha:
“Ilah (i adhuruar) është ai që adhurohet dhe të cilit i bindesh. Ilah (i adhuruar) është ai që meriton adhurimin. Se Ai meriton të adhurohet do të thotë se Ai përshkruhet me ato cilësi e cila kërkon që ta duam Atë dhe ti nënshtrohemi në një mënyrë unike. Ilah është të cilin zemra e do dhe e adhuron, i nënshtrohet dhe i bindet, i frikësohet dhe shpreson në të. Ata i kërkojnë falje Atij në kohë të vështira, i luten Atij në vështirësi dhe i mbështeten Atij në kohë të mira. Ata kthehen tek Ai dhe ndihen të qetë dhe ndien qetësi kur përmendet emri i Tij. Kjo duhet t’i kushtohet vetëm Allahut. Prandaj shahadeti se “nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” është fjala më e vërtetë. Njerëzit që e përmbushën këtë koncept, janë pala e Allahut, ndërsa ata të cilët e mohuan këtë ishin armiqtë e Tij që u goditën nga zemërimi i Tij. Nëse kjo fjali është e saktë, çdo gjë tjetër është e saktë dhe nëse ajo nuk korrigjohet nga krijimi, shkatërrimi i njohurive dhe veprimeve të saj është fakt.”
Ibnul Kajimi ka thënë:
“Ilah (i adhuruar) është Ai që zemra e adhuron nga dashuria, madhërimi, pendimi, frika, shpresa dhe besimi.”
Ibn Rexhebi ka thënë:
“Ilah (i adhuruar) është Ai ndaj të Cilit veprohet me bindje, jo me mos bindje. Kjo bindje kryhet nga nderimi, hamdi, dashuria, frika, shpresa, mbështetja dhe lutja. Këto veprime nuk kanë të drejtë ti përkushtohen askujt tjetër përveç Allahut të Vetmit. Ai që pastaj i kushton një nga këto një krijese, e cenon shahadetin e tij të sinqertë “nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut“ dhe futë politeizëm në të përgjatë sasisë së saj.”
Në këtë mënyrë, fjala se “nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” do të thotë se çdo gjë tjetër përveç Allahut i mohohet adhurimi dhe se kjo i pohohet vetëm Allahut të Vetmit. Ky është lloji i Teuhidit në të cilën thirrën të dërguarit. Kur’ani e ka vënë në dukje këtë që nga fillimi deri në fund.
Allahu (te ala) tha në lidhje me xhinët:
Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa prej xhindeve kanë dëgjuar (Kuranin) dhe kanë thënë: ‘Me të vërtetë, kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t’i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim).” El-Xhin, 72:1-2
Thënia e shahadetit i nuk sjell dobi asgjë, nëse nuk e di se çfarë mohon dhe pohon, beson në të dhe vepron sipas tij. Sa për ata që e deklaron atë pa dituri, pa besim dhe pa veprim, kjo konsiderohet të jetë injoranca e qartë që është vetëm një argument kundër tij.