Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë do të thotë pengim nga martesa (el-‘Adl)?

Imam Alaud-Din Ali bin Sulejman el-Mardaui (v. 885)

Burimi: El-Insaf (8/75)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com 

فلا تعضلوهن

“…mos i pengoni ato që të martohen…” 2:232

El-‘Adl – pengim nga martesa do të thotë që të ndalosh gruan nga martesa me një burrë që ajo e dëshiron dhe që ai e dëshiron atë, pavarësisht nëse ajo kërkon mehër të cilën i takon asaj apo kërkon më pak se kaq. Kjo është thënë nga dijetarët hanbeli.

Në qoftë se femra zgjedh një burrë të duhur, ndërsa përgjegjësi i saj zgjedh një tjetër burrë për të, atëherë zgjedhja e saj ka përparësi dhe vetëm zgjedhja e tillë merret parasysh. E, në rast se përgjegjësi i saj refuzon ta martojë atë sipas zgjedhjes së saj, ai konsiderohet parandalues i saj në martesë (siç është përmendur në ajetin e mësipërm).

Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Një shembull tjetër i El-’Adl është, kur refuzon me ashpërsi personin i cili kërkon dorën e gruas që është në përgjegjësinë tuaj.”

Shpërndaje: