Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë do të thotë të jesh Selefi?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljati Talib-il-Ilm, fq. 87

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Selefi do të thotë të ndjekësh rrugën e Selefëve në besim, edukatë, vepra, menhexh  dhe në çdo gjë. Sepse Selefët janë të parët e këtij umeti, për të cilët i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Njerëzit më të mirë janë brezi im. Pastaj ata që vijnë pas tyre. Pastaj ata që vijnë pas tyre. Pastaj vjen një popull që dëshmon pa u pyetur për të dëshmuar dhe betohen pa i përmbushur betimet. Në mesin e tyre do të përhapet mbipesha.”1


1 Bukhari (6695) dhe Muslimi (2535).

Shpërndaje: