Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë nënkupton fjala varr?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/432-433)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 368: A është për qëllim me fjalën varr vendi ku i vdekuri është varrosur apo jeta pas vdekjes?

Përgjigje: Në esencë, varri është vendi ku varroset i vdekuri. Allahu (te ala) ka thënë:

ثُمَّ أَمَاتَهُ فَأَقْبَرَهُ

 “Pastaj Ai e bën të vdesë atë dhe e fut në varrin e tij.”

Do të thotë se Allahu e nderon atë me varrim, tha Ibn Abbasi.

Varri mund të jetë për qëllim edhe jeta mes vdekjes dhe para Ditës së Gjykimit edhe nëse i vdekuri nuk është varrosur. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

”Pas është berzakhu (barrierë) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë.”2

Do të thotë pas vdekjes, të cilin teksti tregon:

حَتَّى إِذَا جَاء أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

 “Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (mosbesimtarëve) thotë: “Zoti im! Më kthe prapë, Që të mund të bëj mirësi në çfarë kam mbetur mbrapa!” Jo! (Kjo) është veç një fjalë që ai e flet, ndërsa pas është berzakhu (barrierë) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë.”3

Por çfarë është për qëllim kur lutësi lutet: “O Allah, të kërkoj mbrojtje nga dënimi i varrit” a është për qëllim dënimi në varr aty ku do të varroset apo jeta pas vdekjes deri në Ditën e Gjykimit? Është e dyta. Njeriu nuk e di nëse do të varroset, do të hahet nga kafshët e egra apo do të digjet:

وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

 “Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë që Allahu është i Gjithëditur, i Mirënjohur (për çdo gjë).”4

Por duhet të ke ndërmend se po kërkon mbrojtje kundër një ndëshkimi që ndodhë nga koha kur ti vdes derisa sa të ndodhë Dita e Gjykimit.


1 80:21

2 23:100

3 23:99-100

4 31:34

Shpërndaje: