Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë duhet bërë me mishin e akikës? (1)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (6), min:

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (875), min: 11:30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Unë mendoj se Akika është e detyrueshme dhe jo vetëm e rekomanduar. Përveç kësaj, unë nuk besoj se babai që ther për djalin e tij është i detyruar të veproj me mishin në ndonjë mënyrë të veçantë. Atij i lejohet të bëjë atë që dëshiron me të. Për shembull, ai mund ta hajë të tërë atë, ta dhurojë të tërë atë, të gostisë një pjesë të saj dhe të hajë një pjesë tjetër, ta japë atë dhe kështu me radhë. Nuk lejohet që në këtë çështje të veprojë vetëm në një mënyrë të veçant një menaxhim i veçantë përderisa Ligjëvënësi nuk e ka bërë këtë, sepse kjo shkon kundër parimeve të përgjithshme sikurse hadithi:

“Unë ju paralajmëroj ndaj risive, sepse çdo risi është një bidat dhe çdo bidat është devijim.”1


1 Ebu Davudi (4607), Tirmidhi (2676) dhe Ibn Maxheh (34). Autentik sipas el-Albanit në “el-Irua” (2455).

Shpërndaje: