Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imami harron teshehudin e parë dhe vazhdon të falet

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1430-7-11.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Imami u ngrit në rekatin e tretë pa u ulur në teshehudin e parë. Edhe pse xhemati e kujtoi atë ai nuk u ul. Në vend të kësaj, ai u ul në teshehud në rekatin e tretë. Edhe pse xhemati ia kujtuan atij por ai nuk u ngrit. Pastaj ai u ul në teshehudin e fundit në rekatin e katërt. Me çka jemi të detyruar ne? A duhet të pasohet imami nëse gabimi i tij është vërtetuar?

Përgjigje: Nëse ai nuk ulet në teshehudin e parë pas kujtesës, atëherë edhe ju duhet të ngriteni dhe të pasoni imamin. Detyrimi i teshehudit të parë bjen kur harron dhe kompensohet me suxhud-us-sehu (dy sexhdet e harresës). Ai nuk duhet të ulet në rekatin e tretë për shkak se ai nuk ishte ulur në rekatin e dytë. Atij nuk i lejohet të ulet në rekatin e tretë; kjo është një shtesë në namaz. Prandaj, nuk i lejohet që të ulet.

Kjo është bërë nga padituria. Fakti që ai ishte i paditur, atëherë namazi – nëse dëshiron Allahu – është i vlefshëm. Ai duhet, megjithatë, të njoftohet se ai duhet të vazhdojë me namazin nëse ai harron të ulet në teshehudin e parë dhe pastaj të bëjë suxhud-us-sehu (dy sexhdet e harresës) para dhënies selam. Kjo mjafton.

Shpërndaje: