Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fikhu-ul-Ibadat, fq. 285
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çka duhet të thotë muslimani kur ai e sheh hënën e re të Sheualit, muajit para namazit të Fitër Bajramit.
Përgjigje: Në këtë rast muslimani duhet të thotë: ”Allahu Ekber”, ”la ilahe ilAllah” dhe ”elhamdulilah” shumë.
Allahu -tabarak ue te ala- ka thënë:
” …që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” El-Bekare, 2:185