Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë duhet të thuhet gjatë varrimit?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që  gjatë varrimit të të vdekurit të thuhet në vazhdimësi:

“Kërkoni falje për vëllain tuaj sepse tani ai po pyetet”?

Përgjigje: Po, kështu veprohet me çdo të vdekur musliman ashtu siç ka urdhëruar profeti ﷺ. Për çdo të vdekur musliman, pasi të jetë varrosur, ata qëndrojnë pranë varrit të tij dhe lusin Allahun që ta forcojë dhe ta falë atë.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe lutuni Allahut që ta forcojë sepse tani po merret në pyetje (nga Munker dhe Nekir).”

Ky veprim është sunnet.

Ndërsa Allahu -xhela ue ala- e ndaloi profetin ﷺ e Tij që të qëndrojë pranë varrit të hipokritit.

“As mos qëndro pranë varrit të hipokritit!” Et-Teube, 9:84

Do të thotë të qëndruarit pranë varrit pas varrimit.

Shpërndaje: