Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çka duhet thënë kur shejtani i afrohet njeriut?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 73-76
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحْضُرُونِ

“Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet e djajve, dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.” 23:97-98

1 – Profeti ﷺ e kishte zakon të thoshte:

أَعوذ بالله السميع العليم من الشَّيْطانِ الرَّجِيمِ من هَمْزِهِ ونَفْخِهِ ونَفثِه

“Kërkoj mbrojtjen e Allahut, Dëgjuesit dhe Shikuesit të gjithçkaje nga shejtani i mallkuar, nga çmenduria e tij, fryrja e tij dhe spërkatjet e tij.”

Ai e bënte këtë duke u bazuar në fjalët e Allahut (te ala):

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

Nëse shejtani fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” Fussilet, 41:36

Thirrja e ezanit, e largon shejtanin:

2 – Profeti ﷺ ka thënë:

إذا أذن بالصلاة أدبر الشيطان و له ضراط ، فإذا قضي النداء أقبل ، فإذا ثوب بالصلاة أدبر – يعني أقيمت الصلاة – فإذا قضي التثويب أقبل

“Kur thirret ezani për namaz shejtani ikën duke nxjerrë një fryrje (erë të keqe së bashku me një zë), ndërsa, kur të përfundon ezani ai kthehet. Gjithashtu, kur thërritet ikameti ai prapë ikën, e kur përfundon ikameti kthehet prapë.”

3 – Suhejl bin ebi Salih ka thënë: “Babai im, më dërgoi mua dhe një rob që kishim –apo me një shok– tek fisi Beni Haritheh. Dikush prapa murit e thirri atë me emrin e tij, prandaj, shoqëruesi im u ngjit në mur në mënyrë që të shoh se kush ishte, por nuk pa asgjë! Pasi u kthyem, i tregova babait tim, kurse ai më tha: “Sikur ta kisha ndjerë se do të ndodhte kjo, nuk do të të dërgoja. Mirëpo, herëve të tjera, nëse e dëgjon ndonjë zë të tillë, atëherë thirre ezanin, sepse unë kam dëgjuar Ebu Hurajran (radijAllahu anhu) duke treguar se profeti ﷺ ka thënë:

Sikur ta dija se kjo do të ndodhte ty nuk do të kisha dërguar. Nëse e dëgjon një zë duhet ta thërrasësh ezanin. Kam dëgjuar Ebu Hurejren (radijAllahu anhu) duke treguar se profeti ﷺ ka thënë :

إن الشيطان إذا نودي بالصلاة أدبر

“Kur ezani thërritet  shejtani ikë.”

4 – Ebud – Derda (radijAllahu anhu) ka thënë:

قام رسول الله صلى الله عليه و سلم يصلي ، فسمعناه يقول : أعوذ بالله منك ، ثم قال : أَلْعَنُكَ بِلَعْنَةِ اللهِ التاَّمَّةِ ثلاثة و بسط يده كأنه يتناول شيئا ، فلما فرغ منالصلاة ؛ قلناه له : يا رسول الله ! سمعناك تقول في الصلاة شيئا ؛ لم نسمعك تقول قبل ذلك ، و رأيناك بسطت يدك ، قال : إن عدو الله إبليس جاء بشهاب مننار ليجعله في وجهي ، فقلت : أَعوُذُ بِاللهِ مَنْكَ ثلاث مرات ، ثم قلت : أَلْعَنُكَ بِلَعْنَةِ اللهِ التاَّمَّةِ ثلاث مرات ، فلم يستأخر ، ثم أردت أخذه ، و الله لولا دعوة أخيناسليمان لأصبح موثقا يلعب به ولدان أهل المدينة 

“Një herë prej herësh, kur i dërguari i Allahut ﷺ u ngrit për t’u falur, e dëgjuam duke thënë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej teje.” Gjithashtu, tha: “Të mallkojë me mallkimin e Allahut” tri herë. Më pastaj, e zgjati dorën sikurse po kapte diçka. Pasi ai e mbaroi namazin, ne i thamë atij: “O i dërguari i Allahut! Ne dëgjuam se ju thatë diçka në namaz që ne nuk të kemi dëgjuar të thuash më parë, e pastaj ti zgjate dorën.” Ai tha: “Armiku i Allahut, Iblisi erdhi me një flakë për të më djegur fytyrën time, prandaj thashë: “Unë kërkoj mbrojtjen e Allahut prej teje” tri herë. Gjithashtu thashë: “Të mallkojë me mallkimin e Allahut” tri herë, por kësaj ende nuk u largua. Pastaj desha ta kapi atë. Pasha Allahun, sikur të mos kishte qenë lutja e vëllait tonë Sulejmanit (alejhis-selam) ai (Iblisi) do ta kishte zënë agimi të prangosur dhe do të kishin lozur me të fëmijët e Medinës.”

5 – Transmetohet se, Uthman bin Ebil-‘As ka thënë: “O i dërguari i Allahut, shejtani ndërhyri në namazin tim, duke më bërë që të harroj gjatë leximit të Kuranit, andaj çfarë duhet të veproj?” në atë rast, i dërguari i Allahut ﷺ i tha:

ذاك الشيطان يقال له : خنزب ، فإذا أحسسته فتعوذ بالله منه ، و اتفل عن يسارك ثلاثا . ففعلت ذلك ، فأذهبه الله عني

“Ky është një shejtan i cili quhet “Khanzeb”. Nëse e ndien se të është afruar, atëherë kërko mbrojtjen e Allahu nga ai dhe intefil (nxjerrje e pështymës nga pakë së bashku me frymë) në të majtë tri herë.” 

(Uthman bin Ebil-‘As tha:) “Kam vepruar kështu, dhe Allahu ma largoi nga unë.”

6 – Ebu Zumejl ka thënë: “E kam pyetur Ibn Abasin (radijAllahu anhume) në lidhje me diçka që unë përjetoja në veten time – do të thotë një formë të dyshimit. Ai u përgjigj: “Nëse ndien diçka në veten tënde, atëherë thuaj:

هُوَ الأَوَّلُ والآخِرُ والظَّاهِرُ والْبَاطِنُ وَهُوَ بِكل شيءٍ عَليمٌ

”Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit (s’ka asgjë pas Tij), i Dukshmi dhe i Fshehuri, dhe dhe Ai është i Gjithëditur për çdo gjë.”57:3


[1] Thuaj: “E’udhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim.”

Shpërndaje: