Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë duhet vepruar gjatë kortezhit dhe varrimit?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/165)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i thënies: “La ilahe ilAllah” gjatë kortezhit, dhe që gjatë varrimit të thuhet: “O i Gjithëmëshirshëm! O i Gjithëmëshirshëm.” Çfarë është sunnet në këto raste?

Përgjigje: Ky veprim është bidat. Nuk ka dyshim që “nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” dhe se Ai është i Vetmi, i Përjetshmi. Megjithatë, përdorimi i kësaj thënie në këtë formë dhe në këtë kontekst siç përshkruhet në pyetje nuk është i ligjësuar në fe dhe nuk ka bazë në praktikën e profetit ﷺ dhe shokëve të tij. E njëjta gjë vlen edhe për thirrjen: “O Mëshirues! O Mëshirues!”, gjatë varrimit, kjo është gjithashtu bidat.

Ajo që është sunnet gjatë kortezhit është që njeriu të mendojë dhe të reflektojë për vdekjen dhe fundin e tij. Sot është duke përcjellë dikë tjetër, nesër do ta përcjellin atë. Duhet të mendojë për veprat dhe gjendjen e tij.

Sa i përket vetë varrimit, profeti ﷺ kishte zakon që pas vendosjes së të vdekurit në varr, të qëndronte pranë varrit dhe thoshte:

“’O Allah, fale atë! Allah forcoje atë!’

“Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe lutuni Allahut që ta forcojë sepse tani ai po pyetet.”

Kjo është e ligjësuar.

Transmeton Ebu Daudi (3221).

Shpërndaje: