Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (39)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20%20-%2029%20-%201%20-%201437.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë duhet vepruar xhematliu1 nëse harron të lexojë teshehudin e fundit dhe salavatet mbi profetin ﷺ?
Përgjigje: Teshehudi i fundit është një nga shtyllat e namazit. Ai duhet ta lexojë atë. Kur imami të ketë bërë teslim, ai e lexon teshehudin e fundit dhe bënë teslim sepse teshehudi është një shtyllë.
Lidhur me teshehudin e parë i cili është harruar, ai duhet vetëm të bëjë suxhud-us-sehu për këtë. Sepse teshehudi i parë është një prej kushteve të namazit. Ndërsa xhematliu nuk duhet të bëjë suxhud-us-sehu për deri sa imami nuk e bën atë.
1 Ai/ajo që falet pas imamit.