Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Al esh-Shejkh
Burimi: “Sherh Thelathetil-Usul, fq. 89-90
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Vend i shirkut është çdo vend në të cilin shfaqet mosbesimi dhe ai është gjëja më e madhe që ndodhet. Nëse idhujtaria e mbisundon besimin në një vend dhe është në masë më të gjerë, atëherë ky vend konsiderohet të jetë vend i shirkut. Nuk ka rëndësi nëse ky shirk ka të bëj me Teuhidin Rububije, Teuhid Uluhije apo në disa prej pjesëve të Teuhditit Rububije siç është çështja e disa adhurimeve, qeverisjes etj.
“Vendi i Shirkut” është ai vend në të cilin përhapet dhe mbizotëron shirku.
Kjo është edhe çfarë Shejkh Muhamed bin Ibrahim Al esh-Shejkhut (Allahu e mëshiroftë!) e thotë. Kur ai u pyet se çka është Darul-Kufr (Vend i Kufrit). Ai u përgjigj: “Vendi i Kufrit” është ai vend në të cilin përhapet dhe mbizotëron kufri.
Pra, në qoftë se idhujtaria shfaqet në një vend duke mbizotëruar ai, i shfaqur, i përhapur dhe është më e shumtë sesa e mira, atëherë themi se, vendi konsiderohet si vend i shirkut. Kjo është në bazë të asaj që ndodhë në atë vend.