Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë e zbutë zemrën?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse njeriu ka zemër të ngurtë, cilat janë ato gjëra të cilat e zbusin zemrën e ngurtë?”

Përgjigje: “Nuk ka asgjë me të mirë dhe me shërues sesa Kurani, ky është ai që i zbutë zemrat. Allahu i Lartësuar thotë:

الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” 13:28

Ajo çfarë i zbutë zemrat është Kurani, (thotë Allahu):

لَوْ أَنزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ

“Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut.” 59:21

Gjithashtu, të ndenjurit me njerëzit e mirë dhe dëgjimi i Kuranit, dëgjimi i derseve dhe këshillave; këto janë prej gjërave që e zbusin zemrën.”

Shpërndaje: