Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: I’anat-ul-Mustafid bi Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 605
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
3 – Ata gjithashtu transmetuan se Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) tregoi se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ thotë:
”Çdonjëri që bën figurë është në zjarr dhe për çdo firgurë që ka bërë do t’i bëhet një qenie me të cilën do të dënohet në xhehnem.”
Ky hadith gjithashtu mbart një kërcënim serioz. Ai përfshin të gjithë ata që bëjnë imazhe, pavarësisht nëse ka të bëjë me gdhenje, skulptura, piktura në letër, në mure apo fotografitë e sotme. Ai që kryen këto veprime konsiderohet të ketë bërë imazh dhe veprimi i tij konsiderohet të jetë një imazh. Çfarë është ajo që përjashton fotografimin, siç pohojnë disa? Çka është ajo që e shpëton atë nga ky kërcënim pasi që veprimi është një imazh? Profeti ﷺ tha:
“Për çdo figurë që ka bërë…”
Edhe kjo është e përgjithshme dhe përfshinë të gjitha imazhet, pavarësisht nëse ato janë piktura, gdhenje apo fotografi. I vetmi ndryshim është se fotografisti e bën foton shumë më shpejt se artisti. Përndryshe, rezultati është i njëjtë. Çdo njëri prej tyre ka për qëllim të prodhojë një imazh. Ai që gdhend apo që ndërton skulptura ka për qëllim të prodhojë një imazh. Ai që pikturon ka për qëllim që të bëjë një imazh. Ai që fotografon me një aparat prodhon një imazh. Pse duhet të bëjnë dallimin në mes tyre kur i dërguari ﷺ ka thënë:
”Çdonjëri që bën figurë është në zjarr.”?
Cili është argumenti specifikues me të cilën ata duan që të specifikojnë fjalën e të dërguarit ﷺ? Vetëm filozofi dhe trillim. Ndalimi në fotografitë, gdhenjet, pikturat është i njëjtë ndalim; një mjet drejt idhujtarisë dhe një krahasim me krijimin e Allahut (te ala). Secili prej tyre bën imazh. Rezultati është i njëjtë,dhe qëllimi është i njëjtë. Çfarë është ajo që e dallon fotografinë? Madje ekziston rreziku që ai të jetë më i keq se ata tjerët, sepse fotografia e tij është më e mirë se sa e piktorit. Pasi që qëllimi është i njejtë nuk ka nevojë për këtë shtirje për të dalluar mes tyre.