“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është dallimi në mes martesës Misjar dhe martesës së bazuar në Sheriat?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu Fataua Ibn Baz Vol 20, fq. 431-432

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është dallimi në mes martesës Misjar dhe martesës së bazuar në Sheriat? Cilat janë kushtet e nevojshme që martesa Misjar të jetë e vlefshme? Allahu të shpërbleftë me të mira!”

Përgjigje: “Është obligim për çdo musliman që të martohen në mënyrën e urdhëruar nga Sheriati dhe të largohet nga çdo gjë që kundërshton ai, pavarësisht se a quhet ajo Misjar apo diçka tjetër. Një nga kushtet e martesës sipas Sheriatit është publikimi i martesës. Nëse të dy bashkëshortët e fshehin atë nga njerëzit, nuk konsiderohet martesë e vlefshme sepse ajo i përngjason zinas (imoralitetit).
 
Allahu është Ai që jep sukses!”

Shpërndaje: