Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)
Burimi: Masa’il Nisa’ijjah (114)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi që një grua të shkurtojë flokët e saj?”
Përgjigje: “Duhet të shikohet se çfarë është arsyeja e gruas e cila dëshiron t’i shkurtojë flokët. Nëse gruaja shkurton flokët e saj për të imituar gratë kufare apo mëkatare, atëherë nuk është e lejuar për të që të presë flokët me këtë qëllim. Megjithatë nëse ajo i pren flokët për ti lehtësuar vetes, apo për të plotësuar dëshirat e burrit të saj, unë nuk shoh asnjë pengesë në të. Kjo pasi që na ka arrdhur në Sahih Muslim:
”Se gratë e Profetit e kishin zakon ti shkurtonin flokët derisa ato ishin në mes të llapëve të veshit dhe shpatullës.”