Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-bid’u uel-muhdathat ue ma la asle lehu, fq.550
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të varur një kopje të Kuranit rreth qafës?
Përgjigje: Nuk lejohet të varët një kopje e Kuranit rreth qafës, as si stoli dhe as në ndonjë formë tjetër të ngjashme sepse kjo është një risi (bidat) që sahabët nuk e kanë vepruar. Përveç kësaj nuk lejohet që dikush ta varë atë rreth qafës me idenë se do t’ia lehtësojë sprovat apo vështirësitë, ose se do t’i parandalojë ato sepse këtë nuk e ka bërë as profeti ﷺ e as ndonjë nga sahabët fisnikë.