“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë është gjykimi mbi fotot?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

 Kur kemi të bëjmë me atë që pikturon (apo bën foto), na mjaftojnë vetëm dy hadithe:

1 – “I ka mallkuar Allahu ata që pikturojnë! Do t’u thuhet atyre (në Ditën e Gjykimit): Ringjallni ata që i keni krijuar!”
– “Kush pikturon, do të obligohet që t’i jap shpirtin asaj që ka pikturuar në Ditën e Kiametit! Ai, kurrsesi nuk mund ta bëj këtë!”
Ndërsa, ata të cilët përdorin fotot, në lidhje me ta kemi dy gjendje:
Gjendja e parë, e cila është gjithëpërfshirëse: Nuk lejohet që të përdorin fotot, me të gjitha llojet dhe format e tyre, përderisa ato janë gjëra të cilat kanë shpirt.

Me fjalën ‘gjithëpërfshirëse’ të cilën e theksova më herët: ka për qëllim, pa e marrë parasysh se a është bërë fotoja me dorë (pikturë, vizatim), fotografi apo është video.

Të gjitha këto lloje të fotove, nuk lejohet që myslimani t’i përdorë ato.

Kjo është kuptimi i fjalës sonë gjithëpërfshirëse.
Gjendja e dytë: Kur myslimani është i detyruar ta përdorë atë. Për të qenë i detyruar për t’i përdorur fotot, është e llojllojshme dhe e ndryshme.
Kur është fjala për njerëzit në përgjithësi, kemi të bëjmë me foto të letërnjoftimeve, pasaportave, etj..
Ndërsa, kur është fjala për njerëz të veçantë, shembull kemi: mjekët. Ata mund të detyrohen që të fotografojnë dikë për të kontrolluar atë dhe zbuluar sëmundjen nga e cila ai vuan. Gjithashtu, të fotografuarit e disa njerëzve të cilët janë të njohur për krimet e tyre, për vjedhje etj. dhe kjo bëhet nga sektorët shtetërorë përgjegjës; e gjithë kjo bëhet për shkak të gjykimit ndaj tij, për veprën të cilën personi e ka bërë. Çdo foto që është e këtyre llojeve, është i lejuar përdorimi i tyre. E nëse nuk është në asnjërën prej këtyre llojeve, atëherë ato foto janë të ndaluara, sepse pengojnë melaiket që të futen në atë vend ku gjenden ato, siç edhe e dini hadithin e vërtetë i cili thotë:

“Melaiket nuk futen në shtëpinë ku në të ka foto apo qen.”

Para meje, janë disa foto, të cilat nuk janë prej grupit të fotove të ndaluara.
Me sa po shoh unë, nuk janë foto të atyre të cilat kanë shpirt. Por janë foto të cilat përshkruajnë natyrën, gjendjen aktuale apo ndonjë gjë tjetër.

Nëse myslimani ka prirje për të vizatuar apo e ka profesion pikturimin, atëherë le ta ushtroj profesionin apo prirjen e tij në atë që Allahu e ka lejuar, d.m.th. të pikturojë atë që nuk ka shpirt.

Kaç është çfarë lejon koha për të folur shkurtimisht për këtë çështje.

Shpërndaje: