Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Arakan ul-Islam
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi mbi udhëtimin që bëhet për ta vizituar varrin e profetit (salAllahu alejhi ue selem)?
Përgjigje: Udhëtimi për vizitën e varreve i kujtëdo qoftë ai, nuk është i lejuar. Pasi që profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk lejohet të ndërmerret udhëtim përveçse për në tre xhami: Mesxhidul Haram (Qabe), në këtë xhaminë time (Medine) dhe në xhaminë Aksa.”
Transmeton Bukhari (1189) dhe Muslimi (1864).
Kjo do të thotë se, nuk duhet të udhëtohet në asnjë vend duke patur për qëllim adhurimin, përpos këto tre vendeve. Një udhëtim për tek varri i profetit (salAllahu alejhi ue selem) nuk duhet të bëhet, por udhëtimi duhet të bëhet vetëm për tek xhamia e tij; e pasi të kesh arritur në xhaminë e profetit, është një sunnet të vizituarit e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem).