Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë është gjykimi për personin i cili e mallkon Aishen?

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për atë i cili e mallkon Aishen radijAllahu anhu, a është ai mysliman?”

Përgjigje: ”Thotë Ebu Zur’ah Err-Rrazij: “Nëse shihni dikë që e nënçmon ndonjë prej shokëve të Profetit salAllahu alejhi ue selem dijeni se ai është zindik – i dalur nga feja. Sepse i Dërguari e thotë të vërtetën dhe Libri (Kur´ani) e thotë të vërtetën. Ata që na kanë përcjellë neve Librin dhe Sunnetin janë shokët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem .”


Ata dëshirojnë t’i hedhin poshtë dëshmitarët e bartësit e fesë sonë e që përmes kësaj të përgënjeshtrojnë Librin dhe Sunnetin. Prandaj, më e përshtatshme është që të flasim kundër tyre ngase ata janë zindikë.

Nuk ka dyshim se ata që thonë se ajo ka bërë zina dhe e kanë këtë bindje edhe pasi që Kurani tregon qartë për pastërtinë e saj, ai është përgjënjështrues i Kuranit. Ai që e mallkon dhe e fyen Aishen, ai e dëmton veten e vet dhe nuk i bën asnjë dëm Aishes radijAllahu anha. Pra, e keqja dhe i tërë dëmi është mbi të.

Siç edhe ka thënë El-Hafidh ibnu Haxher (rahimehullah) në lidhje me ata që kanë folur kundër disa prej Sahabëve se ata i kanë bërë dëm vetes së tyre. Dhe kjo është e vërtetë, sepse nuk i kanë bërë dëm aspak Sahabiut. Ai që e fyen njërin prej shokëve të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk i bën dëm asgjë atij, por dëmi kthehet tek vetë fyesi.”

Shpërndaje: