“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për festimin e ditëlindjeve të fëmijëve?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr 6/20834
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për festimin e ditëlindjeve të fëmijëve? A është e saktë se agjërimi në këtë ditë është më i mirë sesa organizimi i një feste?

Përgjigje: Festimi i ditëlindjeve apo ashtu edhe agjërimi i veçantë për shkak të tyre, është bidat dhe nuk ka asnjë bazë në fenë Islame. Muslimanët duhet t’i afrohen Allahut duke kryer adhurimet e detyrueshme dhe ato të rekomanduara nga Sheriati. Ata duhet të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj Allahut për vitet dhe ditët që kalojnë, për shëndetin, sigurinë në jetë, furnizimin me ushqim dhe për begatinë e fëmijëve që Ai u ka dhuruar.

Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

 

Shpërndaje: