Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për të shikuar lojëra të futbollit në televizion?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të shikuar lojëra të futbollit në televizion?!

Përgjigje: Do të thotë se ke kohë të lirë dhe nuk ke çfarë të bësh veçse të shikosh ndeshje futbolli dhe sdi çfarë?

Koha e muslimanit është e çmuar. Nuk duhet ta humb atë me ndeshje, seriale e marrëzi të tjera nga të cilat nuk përfiton as në çështje të fesë as në çështje të kësaj jete.

Ai e shfrytëzon kohën në atë që i bën dobi dhe përfiton prej saj. Të bësh gjumë, është më mirë sesa të shikosh gjëra të tilla. Kur ti fle, trupi yt pushon, zgjohesh me lehtësi për t’u falur në pjesën e fundit të natës. Kjo, padyshim se është më mirë sesa të shikosh diçka nga e cila nuk ke asnjë përfitim. Përkundrazi ta vonon gjumin dhe bëhesh më përtac për ta falur namazin e sabahut.

Shpërndaje: