Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çka është “Hija e Allahut në ditën e gjykimit” që është përmendur në hadith?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. 19939

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka është hija që është përmendur në hadith: Shtatë (kategoritë e njerëzve), të cilët do të jenë në hijen e Allahut në ditën ku nuk ka hije, përveç hijes së Tij.

Përgjigje: Ajo që nënkuptohet me hijen në hadith është hija e fronit të Mëshiruesit (të Madhëruar). Ky shpjegim është i bazuar në hadithin e transmetuar nga Selmani (radijAllahu anhu) në (Sunen Said bin Mensur) i cili thotë:

“Shtatë (kategoritë e njerëzve) do të jenë nën hijen e fronit (arshit) të Allahut …” 

Ndërsa El-Hafidh Ibn Haxher (Allahu e mëshiroftë) e konsideron zinxhirin e këtij hadithi të jetë Hasen (i mirë) në El-Fet-h vol. 2, faqe: 144.

Përveç kësaj, El-Hafidh Ibn Rexhebi (Allahu e Mëshiroftë) në fund të shpjegimit të tij në hadithin e përmendur (në Sahihun e Bukhariut vol. 6, faqe: 51.) thotë: Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu e kanë transmetuar këtë hadith, të cilin Tirmidhiu e konsideron të jetë autentik nga Ebu Hurejre (radijaAllahu anhu), i cili tregon se profeti ka thënë: 

“Kushdo që i jep afat borxhliut, apo ja falë borxhin atij, do të jetë nën hijen e fronit, ditën e gjykimit.”

[Ahmedi, Darimiu, Ibn Ebi Shejbeh, Bagaviu, Bejhekiu].

Ky hadith është dëshmi se hija e Allahut është hija e fronit të Tij.

Ibnul-Kajimi (Allahu e mëshiroftë) e ka përmendur të njëjtin shpjegim në librin e tij ‘El-Uabilus-Sajjib’ dhe në fund të librit të tij ‘Raudatul-Muhibbin’.

Shpërndaje: