Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë është në të vërtetë xhihadi?

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Xhihadi tek Pasuesit e Sunnetit – të cilët e kanë trashëguar nga Muhammedi (sal Allahu alejhi ue selem) të kuptuarit e fesë në mënyrë të drejtë, të kuptuarit e adhurimeve, të kuptuarit e marrëdhënieve njerëzore – ndahet në:

Xhihad sulmues

Xhihad mbrojtës

Xhihadi Sulmues: është kur të bëhet mobilizimi i ushtrisë dhe përgatitja e tyre me armatim të bollshëm për të luftuar armikun; dhe e gjithë kjo, të bëhet për të ngritur fjalën e Allahut. Ky lloj i xhihadit dallohet me kusht që të ketë leje nga udhëheqësi i myslimanëve. Është ai që thërret në të (xhihad), ai i cili sjell vendime të tilla dhe ai i cili i prinë ushtrisë apo emërton dikë tjetër si udhëheqës të saj.

Prandaj, ai i cili thërret në xhihad me thirrje të përgjithshme është njëri prej dy personave:

Ose është i paditur në kuptimin e çështjeve që i përkasin fushës së xhihadit; Ose është pasues i epsheve të tija, njeri i humbur dhe bidatçi. Pa e marrë parasysh se nga cili grup të jetë personi i tillë, është obligim i të gjithë pjesëtarëve të umetit, të ruhen prej tij dhe ta urrejnë një gjë të tillë. Ndërsa obligim i dijetarëve është që ta kundërshtojnë atë dhe të paralajmërojnë kundër tij.

Xhihadi Mbrojtës: është mbrojtja nga armiku agresorë. Pra nëse ka agresion dhe sulm nga armiku jomysliman ndaj shtetit mysliman atëherë, banorët e vendit duhet që ta mbrojnë veten e tyre dhe në të njëjtën kohë t’i sulmojnë ata për t’i zmbrapsur. Për këtë lloj të xhihadit kushtëzohet, fuçia. Nëse ata kanë fuçi, atëherë duhet të përgatiten dhe t’i dalin përballë armikut, e t’i kthejnë ata nga kanë ardhur. E nëse nuk kanë fuçinë e duhur kundër tyre, atëherë ata duhet të zgjedhin në mes të dy gjërave:

Ose të largohen për ta ruajtur fenë dhe nderin e tyre aty ku ata janë të sigurt;

Ose të kërkojnë marrëveshje paqeje me këtë armik, duke lidhur marrëveshje mirëkuptimi për të ruajtur territorin dhe tokën islame.

Nga kjo që thamë, nënkuptojmë se xhihadi sulmues ka për kusht imamin-udhëheqësin i cili është prej veçorive të këtij xhihadi. Ndërsa xhihadi mbrojtës ka për kusht fuçinë dhe përgatitjen e duhur. Mirëpo, për të mposhtur armikun e Allahut, që në të dy llojet e xhihadit, duhet të plotësohen që të dy kushtet, si fuçia ashtu edhe përgatitja.

Shpërndaje: