Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çka është syefaqësia (Rija) ?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kaul el-Mufid (1/117) www.perlatmuslimane.com

Syefaqësi do të thotë që ta adhurosh Allahun që njerëzit të shohin, të lavdërojnë e të thonë se ti je një adhurues. Qëllimi nuk është që ai adhuron Allahun për hir të njerëzve. Po të ishte ky qëllimi, akti do të kishte qenë shirk i madh. Kjo është vetëm një shembull. Përndryshe, ai mund të përfshijë edhe kryerjen e një vepre të mirë, vetëm e vetëm që të gëzojë reputacion pozitiv në mesin e njerëzve. Pra, edhe kjo konsiderohet syefaqësi. Në të kundërt, nëse ti e kryen ndonjë adhurim për t’i mësuar njerëzit, kjo nuk konsiderohet syefaqësi. Kjo i përket thirrjes në fenë e Allahu të Madhëruar.

I dërguari ﷺ ka thënë:

“Unë e bëra këtë në mënyrë që ju të përmirësoheni dhe që t’ua mësojë juve namazin tim.” Bukhari (1/290) dhe Muslim (1/386).

Shpërndaje: