Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=107846
Përgatiti:www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Siç edhe e dini, fitneja më e madhe tek një femër është vetë trupi i saj. Në rast se shfaqet diç nga trupi i femrës, do të thotë se kjo sjell fitne. Andaj, pyetja jonë është se, çfarë i lejohet gruas që të zbuloj nga trupi i saj në prani të grave të tjera dhe, cili është gjykimi që gruaja të shikoj avretin e ndonjë gruaje tjetër?”
Përgjigje: “Gruaja është e detyruar që të vishet me veshje e cila është në përputhshmëri me atë çfarë porosit sheriati islam. Pra, është kusht që ajo veshje të mbuloj trupin e saj.
Gratë e sahabëve -siç edhe e përshkruan Shejkhul-Islam Ibnu Tejmije dhe shumë dijetarë të tjerë- i kishin veshjet e tyre nga nyjat e duarve e deri tek kërciri i këmbëve. Dhe kur ato dilnin nga shtëpitë e tyre, i vishnin rrobat e gjata që ua mbulonin edhe këmbët.
Ato rroba ishin më të gjata sa një pëllëmbë, apo sa një parakrah, siç ua kishe lejuar këtë gjë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Kjo është sa i përket gruas e cila dëshiron t’i përmbahet urdhrave të islamit.
Dhe e kundërta e kësaj, i përket grave të cilat konsiderohen të veshura por të zhveshura.
Ndërsa, kur jemi tek pjesa tjetër e pyetjes suaj, pra, që ka të bëj me të shikuarit e gruas në gruan tjetër, themi se, nuk është e lejuar që gruaja të shikoj avretin e gruas tjetër.
Kjo do të thotë se, nuk i lejohet gruas që të shikoj gruan tjetër prej kërthizës e deri tek gjunjët. Rasti i tillë mund të ndodh atëherë kur gruaja është duke kryer nevojën fiziologjike, dhe gruas tjetër nuk i lejohet të shikoj në avretin e saj.
Kurse sa i përket pjesës së trupit mbi kërthizë apo nën gjunjë, nëse këto pjesë i duken për shkak të nevojës, siç është për shembull kur ajo ecën në një vend ku ka pluhur dhe i ngritë rrobat, gjë që bën t’i duken nën-gjunjët, apo kur ajo dëshiron t’i pastrojë këto pjesë të këmbëve ndërsa në prani është ndonjë grua, atëherë nuk ka asgjë të keqe që ajo të shikoj atë pjesë të trupit të saj.
Apo në rastin tjetër kur asaj i duket gjiri në momentin kur dëshiron t’i jep gji fëmijës dhe në prani ka edhe gra të tjera, atëherë nuk ka asgjë të keqe që të shikohet.
Mirëpo, nga këto fjalë që i thamë më lartë, nuk duhet të kuptohet ajo çfarë e kuptojnë disa gra injorante kinse ne po themi se gruaja në prani të grave të tjera duhet të mbuloj vetëm pjesët e trupit ndërmjet kërthizës dhe gjunjëve. Kjo është gabim shumë i madh.
Kjo është në kundërshtim me atë çfarë mëson Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem. Kjo është në kundërshtim me atë çfarë mëson ky sheriat i pastër dhe atë çfarë përcollën tek ne të parët e këtij ummeti.
Askush nuk mund të thotë se, gruaja myslimane është e obliguat të mbuloj trupin e saj vetëm nga kërthiza e deri në gjunjë. Kjo nuk është veshje e myslimanes dhe askush nuk ka të drejtë të pretendoj këtë gjë.
Ajo çfarë është porositur të vesh gruaja myslimane, është të mbuloj trupin e saj nga nyjat e duarve e deri tek kërcit.
Kurse, në lidhje me gruan tjetër e cila është duke shikuar, ajo mund të shikoj gjoksin e gruas tjetër apo pjesën e këmbëve nën gjunjë siç mund të ndodh në rastet që u cekën më lartë (pra, në rast se ato zbulohen siç u cek më lartë), por kjo assesi nuk guxon të ndodhë në avretin e gruas tjetër.”