Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua esh-Shejkh el-Alameh Muhammed Nasirudin el-Albani fil-Medina uel-Imarat
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme për një motër që të shfaq kërcirin e këmbës dhe krahët e saj para vëllaut të saj?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për një grua që të shfaq diçka para mahremëve të saj dhe para grave myslimane përveç asaj që është e dukshme nga bukuria e saj, prej tyre atë që Allahu (subahenehu ue te ala) ka thënë:
“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre.” [en-Nur 24:31]
Dhe pjesët e dukshme të bukurisë janë:
Dora dhe (qafa) ku varet qaforja, dhe nyja e dorës ku varet byzylyku dhe e krahu ku varet byzylyku, si dhe këmbët dhe (zogu i këmbës), ku varet byzylyku i këmbës.
Pra, këto janë pjesët e vetme që janë të lejueshme për një grua që ti tregojë para mahremëve të saj dhe para grave tjera myslimane.