Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (108 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka ndonjë përkufizim se çfarë konsiderohet përngjasim me kufarët?
Përgjigje: Përngjasim me kufarët ndodh, për shembull, kur një person vesh rroba ose flet në mënyrë që duket sikur është kafir. Ndërsa gjërat që janë të përbashkëta për muslimanët dhe për kufarët, kjo nuk konsiderohen përngjasim. Për shembull, pantallonat e burrave që përdoren sot nuk përbëjnë përngjasim sepse janë të zakonshme edhe për muslimanët. Sa i përket makinave, përdorimi i tyre nuk ka lidhje me përngjasimin me kufarët.