Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fikhul-Ibadat, fq. 248
www.perlatmuslimane.com
Agjërimi ka vetëm një qëllim dhe qëllimi është për ta adhuruar Allahun (azze ue xhel) duke u shmangur faktorëve që e prishin agjërimin nga agimi deri në muzg. Me agim është për qëllim agimi i dytë, e jo i pari. Agimi i parë dhe agimi i dytë dallojnë nga njëri-tjetri në tre mënyra:
1 – I parë shtrihet nga lindja deri në perëndim, ndërsa i dyti shtrihet nga veriu në jug.
2 – Agimi i dytë nuk pasohet nga errësirat ndryshe nga i pari. Agim i dytë vetëm shkon duke u ndritur dhe ndritur derisa të agojë dielli. Për sa i përket të parit, rrezet e tij pakësohen pas një kohe.
3 – Agim i dytë është i lidhur me horizont. Për sa i përket agimit të parë, ka një distancë në mes tij dhe horizontit. Pra ka errësirë në mes tij dhe në horizontit.
Agim i parë nuk përmban asnjë gjykim në sheriat. Nuk është e lejueshme për të falur namazin pas hyrjes së tij, e as nuk është e ndaluar për agjëruesin të ha pasi të ketë hyrë ai ndryshe nga agimi tjetër.