Imam Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda Uen-Nur (593)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë lejohet të shihet nga gruaja me të cilën dëshiroj të martohem?
Përgjigje: Shikimi mund të bëhet në dy forma:
E para: Që takimi të bëhet me marrëveshje ndërmjet vajzës dhe kujdestarit të saj, jo vetëm me vajzën. Në këtë rast, lejohet të shihet vetëm ajo që ajo shfaq kur del jashtë, pra fytyra dhe duart.
E dyta: Që burri ta shikojë pa dijeninë e saj. Kjo formë quhet “shikim i fshehtë”.
Burri që dëshiron të martohet me një grua mund të shohë prej saj aq sa të ketë mundësi por pa dijeninë e saj, dhe kjo është e lejuar pa asnjë kufi të caktuar.