Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-14.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Të gjykuarit me ligjet njerëzore, a është kufër në besim apo kufër në vepra?”
Përgjigje: “Kjo është kufër në veprim. Kushdo që beson se ligjet e njeriut janë më të mira sesa Kur´ani, të barabartë me Kuranin, apo që është në dorë të tij në rast se ai dëshiron të gjykojë me Kuranin apo ligjet njerëzore, personi i tillë është kafir pa dyshim.
Mirëpo, nëse ai gjykon me to për shkak se ai dëshiron të arrijë një pasuri, ose për shkak se ai ka frikë nga udhëheqësi zullumqar, personi i tillë është vetëm një i devijuar, i cili ka bërë një mëkat të madh. E duke pasur parasysh justifikimet e tij, nuk mund të gjykojmë se ai është kafir.”