Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë ngjyre duhet të kenë rrobat e femrës?

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e obligueshme që gruaja të vesh rroba të zeza dhe cilat janë argumentet për këtë? Çfarë ngjyre duhet të kenë rrobat e saj?”

Përgjigje: “Ne do të përgjigjemi në pyetjen tuaj të dytë. Unë nuk di të ketë ndonjë argument as nga Kur’ani e as nga Sunneti, se çfarë ngjyre rrobash duhet të vesh gruaja.

Mirëpo, ajo që e na ka ra në sy neve, që veshja nuk duhet të jetë e tejdukshme, as t’i përngjaj veshjes së femrave jobesimtare dhe nuk duhet t’i përngjaj veshjes së meshkujve.

Ajo që është e veçantë për burra është haram për gra. Dhe ajo veshje që është e veçantë për gra është haram për burra.

Kjo, është ajo të cilën e kam vërejtur në leximet e mia. Kjo është ajo çfarë duhet ta kuptosh ti dhe tregoju edhe të tjerave këtë gjë.”

Shpërndaje: