Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Burimi: http://youtu.be/XSd1V866pnc
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Pyetësja thotë se, vëllai i saj ka një vajzë që është rritur në shtëpinë e tij, mirëpo ai nuk është martuar me nënën e saj. Ndërsa pyetja është: Çfarë obligime ka ai ndaj saj? A është ai përgjegjës apo mahrem i saj? Por ai nuk e edukon atë sipas mësimeve të Kur’anit e Sunnetit dhe tani ajo është pothuajse dymbëdhjetë vjeçe.”
Përgjigje: “Ajo, nuk është vajza e tij. Dhe ai nuk ka asnjë lloj përgjegjësie ndaj saj. Çfarë unë po e kuptoj, ajo është vajzë e lindur nga zinaja, apo e ka marrë atë nga ndonjë strehimore.
Atë çfarë unë ju këshilloj, është ti (motra e vëllait) të kujdesesh për të dhe ta edukosh sipas mësimeve të fesë islame dhe me Sunnet. Nëse e bën këtë, do të kesh shpërblim para Allahut. Mësoja asaj fenë e Allahut – fenë islame, mësoja Sunnetin, hallallin e haramin.
Nëse frikësohesh për të se do t’i ndodh ndonjë gjë nga vëllai juaj, atëherë largoje atë vajzë nga ai. Përveç nëse ligji i vendit tuaj, i jep të drejtë atij ndaj saj. Në këtë rast, ti nuk ke fuçi dhe asnjë mundësi të bësh ndonjë gjë tjetër.
Përmbledhje e gjithë kësaj, ti mundohu që ta edukosh atë vajzë aq sa të mundesh. E kur të arrij moshën që ia lejon ligji që ajo të ndahet nga vëllai juaj, le të ndahet sepse ajo nuk është vajza e tij.”