Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë peme ishte pema nga e cila hëngri Ademi ﷺ?

Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir ea-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 285

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (subhaneh) ka thënë: 

“O Adem! Ti dhe bashkëshortja jote banoni në xhenet dhe hani atje ç’të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se përndryshe do të jeni që të dy prej dhalimunëve (të padrejtëve e keqbërësve).” El-A’raf 7:19

Allahu (te ala) urdhëroi Ademin dhe gruan e tij Hauuan, me të cilën Ai e bekoi atë në mënyrë që ai të gjente rehati tek ajo/në të, që të hanë dhe të dëfrehen në mënyrën më të mirë që dëshironin në xhenet.

Megjithatë, ishte një pemë që Ai e veçoi dhe i ndaloi ata të hanin prej saj. Allahu (te ala) e di më mirë se çfarë lloj peme ishte. Nuk ka dobi të dihet se çfarë lloj peme ishte.

Shpërndaje: