Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çka të bëj në mënyrë që Ramazani të dëshmojë për mua?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Munteka (5/137)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka duhet të veprojë një grua në mënyrë që Ramazani të dëshmojë për të e jo kundër saj?

Përgjigje: Ramazani është dëshmitar për çdo musliman dhe jo kundër tij nëse ai e shfrytëzon atë ashtu siç duhet me bindje të plotë, e njeh shenjtërinë e tij dhe e shfrytëzon kohën në vepra të mira, e të duhura. Pos kësaj njeriu duhet t’i shmanget asaj që Allahu ka ndaluar qofshin ato fjalë apo vepra të këqija.

Shpërndaje: