Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë të themi para dhe pasi të marrim abdes?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cila është duaja të cilën mund ta them para dhe pasi të marr abdes?”

Përgjigje: “Para abdesit thuaj:بِسْمِ اللهِ (Bismilah – me emrin e Allahut).

Ndërsa pasi të marrësh abdes, thuaj:

أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلهَ إلاَّ اللهُ وَ أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّداً عَبْدُهُ وَ رَسُولُهُ . اللهُمَّ اجْعَلْنِي مِنَ التَّوَّابِينَ و اجْعَلْنِي مِنَ الْمُتَطَهِرِين 

”(Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut Një, i Vetëm dhe i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. O Zoti im, më bëj mua prej atyre që pendohen dhe më bëj prej atyre që pastrohen).”

Kurse në lidhje me atë të cilën e kanë cekur disa prej dijetarëve se, për çdo pastrim të pjesëve të trupit ka dhikër të posaçëm, nuk ka bazë në sheriat. Pra, nuk është prej Sunnetit që njeriu çdoherë kur të laj fytyrën të lutet duke thënë: O Zot, ma ruaj fytyrën time nga zjarri i xhehenemit. E pasi të pastroj krahët të thotë dhikër tjetër, kështu pasi ti jep mes´h kokës, e pasi t’i laj këmbët dhikër tjetër. E gjithë kjo, nuk ka bazë në sheriat. Dhe të adhuruarit e Allahut në këtë formë është prej bidateve.”

Shpërndaje: