Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë do të thotë Hizibijeh dhe kush janë Hizbitë?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Kashf-us-Sitar, fq. 19-20

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 8: Çfarë do të thotë hizbijeh (gupacion)? Çfarë nënkuptohet nga një person që posedon një hizbijeh? Cilët janë hizbitë? Cili është daveti dhe metodologjia e tyre?

Përgjigje: Secili që devijon nga metodologjia e Selefëve i përket (Hizbive) grupeve të devijuara. Që një grup të quhet Hizbij nuk është kusht ta ketë organizimin e strukturës (sikurse partitë). Allahu (Xhela ue Ala) i quajti ahzab (shumës i fjalës hizb) umetet e lashta dhe grupet e bashkuara të Kurejshëve. Ata nuk kishin strukturë apo ndonjë gjë tjetër. Nuk është kusht që një sekt të ketë një strukturë, por nëse e ka është edhe më keq.

Fanatizmi ndaj një mendimi që shkon kundër Kuranit dhe Sunnetit, si dhe dashuri dhe urrejtje për të është sektarizëm (hizbizëm) edhe nëse i mungon struktura. Miratimi i një mendim të ndryshëm dhe për ti bashkuar njerëzit rreth tij është hizbizëm, pavarësisht nëse ajo është e strukturuar apo jo, përderisa ajo shkon kundër Kuranit dhe Sunnetit.

Paganëve të bashkuar që e luftuan të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) iu mungonte struktura e sotme. Megjithatë, Allahu i quajti ashtu. Pse ashtu? Sepse ata ishin të bashkuar në të kotën dhe në luftimin e së vërtetës:

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَالْأَحْزَابُ مِن بَعْدِهِمْ وَهَمَّتْ كُلُّ أُمَّةٍ بِرَسُولِهِمْ لِيَأْخُذُوهُ وَجَادَلُوا بِالْبَاطِلِ لِيُدْحِضُوا بِهِ الْحَقَّ فَأَخَذْتُهُمْ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ

“Populli i Nuhut dhe grupacionet (Ahzabët) pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?”1

Allahu i quajti ata kështu. Kurejshët, Ghatafan, Kurejdha dhe fiset e tjera kur u bashkuan mesveti. Ata nuk kishin strukturë të ngjashme me strukturën e sotme. Ata vetëm u bashkuan dhe kështu Allahu i emëroi me këtë emër. Surja quhet “el-Ahzab”. Prandaj nuk është kusht që një sekt të jetë i strukturuar. Përderisa ai beson në një mendim të pasaktë dhe lufton për të, debaton për të dhe do për të, kështu që është një hizb. Nëse pos kësaj furnizohet me strukturë dhe financim, atëherë padyshim hynë edhe më thellë në sektarizëm dhe iu bashkohet sekteve të devijuara.

Shpërndaje: