Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhm-ul-Fatua (19/131)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë vepron i sëmuri kronik gjatë Ramazanit?
Përgjigje: I sëmuri përkohësisht i plotëson ditët që nuk i ka agjëruar kur të shërohet.
I sëmuri kronik ushqen një të varfër për çdo ditë që nuk agjëron. Ai duhet të japë ¼ sa’a drithë ose ½ sa’a nga ndonjë ushqim tjetër. Nëse mjeku thotë se ai dëmtohet nëse agjëron verës, i lejohet t’i plotësojë ditët e humbura në dimër ndryshe nga personi që gjithmonë shqetësohet nga agjërimi.